Arrestohen gjashtë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. 29-vjeçari i identifikuar me incialet I. B., është arrestuar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve.
29-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kapën një 52-vjeçar të identifikuar me incialet T. Ç. Ai ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga ana tjetër një 33-vjeçar në Kavajë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.
Policia Rrugore ka arrestuar një 21-vjeçar me incialet M. N., dhe E. K., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi. Po ashtu një 46-vjeçar me incialet A. N., u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Policia gjithashtu ka njoftuar se një person 66-vjeç me incialet A. Gj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij ka bërë denoncimin në polici. Ndërkohë po punohet për gjetjen e tij.
Noftimi i policisë:
Tiranë, Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit T. Ç., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. T., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – M. N., 21 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi; – A. N., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Më datë 08.06.2022, shtetasja V. L., 60 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi A. Gj., 66 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedura.