“La Gazzetta dello Sport” bën një pasqyrë të situatës mbi Paulo Dybala dhe negociatave me Interin.
Në orët e ardhshme, ndoshta sot, do të vihet në skenë takimi mes Giuseppe Marotta dhe Jorge Antun, agjenti i argjentinasit. Synimi është të zbulohen të gjitha kartat, sepse Dybala ka refuzuar Dortmundin, Newcastle, Arsenal, Sevilla dhe Atletico Madrid.
Oferta e Interit për kontratë ka qenë prej disa kohësh në tryezën e argjentinasit, 6 milionë euro në sezon për 4 vite, plus një bonus. Propozimi u është dorëzuar tashmë prej disa javësh ndërmjetësve që punojnë për operacionin dhe nuk ka mbërritur ende një “po” përfundimtare, por është një marrëveshje që duket se do të mbyllet së shpejti.
Takimi i radhës do të jetë vendimtar dhe këtu Interi pret një përgjigje përfundimtare dhe mësohet se nuk ka ndërmend të ndryshojë ofertën./ h.ll/albeu.com