Në emisioni Open gazetari Eni Ferhati u shpreh se policia e ka të pamundur të ndërhyjë në tri lagje në Shkodrën, pasi kontrollohet nga grupet e vendosura në këtë qytet. Bëhet fjalë për lagjen Kira, Rus dhe Dobaç.
Nga ana tjetër gazetari Armand Bajrami, i ndalur tek vrasja e Naim Bajrit, tha se deri tani ende nuk është zbuluar se kush ka qëlluar në drejtim të tij.
Ndërsa gazetarja Klodiana Lala, tha se shpresa e vetme e hetuesve janë pamjet filmike që mund të japin detaje se si janë larguar autorët,.
Pjesë nga biseda:
Armando Bajrami: Deri në këto momente nuk ka ende një person të dyshuar ndaj personit që ka qëlluar ndaj Naim Bajrit. Ende nuk ka pamje të sakta të kamera të sigurisë ndonëse ka qenë në një zonë të hapur. Ajo që duket nga ato pamje është se atentatorët kanë qëlluar nga brenda e automjetit., E shkuara e Naim Bajrit është një person që nuk ka qenë i proceduar më herët. Vrasja e djalit të tij vite më parë, por verifikohet nëse ka lidhje, po ashtu edhe disa konflikte të ndodhura në Shkodër.
Eni Ferhati: Për sa kohë polica nuk arrin të zbulojë atentatorët ndaj vetë titullarëve të saj, llogarite se si mund të zbulojë autorë të këtij niveli. Polica në Kira, Rus dhe Dobaç e ka të pamundur të ndërhyjë në këto lagje të famshme në Shkodër, këto lagje janë të monitoruara nga grupet.
Lala: Prokuroria dhe policia ka në duar pamje filmike se si kanë vepruar ekzekutorët. Viktima nuk ruhej dhe ditën e ngjarjes është gjendur në shoqërinë e punonjësve të tij. Autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë. Automjeti rezulton i vjedhur, objektivi ka qenë Bajri. Më herët Bajrit i është vrarë i biri. Për momenti po hetohet kjo ngjarje si e e lidhur me ekzekutimi mafioz të Bardhok Pllanaj, ose siç njihe ndryshe kumbari i Shkodrës. Dyshimet janë që vrasja e Bardhok Pllanaj ka të përfshirë nga grupi kriminal Bajri, policia po e lidh më së shumti motivin me këtë ngjarje , por nuk përjashton as hasmërinë. Shpresa e vetme e hetuesve janë pamjet filmike që mund të japin detaje se si janë larguar autorët,. Por duhet të kemi parasysh që kemi disa vrasje seri që nuk janë zbardhur, shqetësimi që ngre është se nga një ngjarjes që për histori hakmarrje shndërrohet në histori gjakmarrje nëse nuk do të zbardhet apo nuk do të ketë ndëshkime.
Pyetje: Si ka mundësi që përplasja vijon kaq gjatë:
Ish-prokurori Eugen Beci: Shkodra mbahet në listën e qyteteve ku ka shumë krime kundër presoni, pasi ndërhyrja e gjakmarrjes shpesh ngatërron edhe motivet. Duke pasur parasysh profile e personave , tërë synimi i hetimit në një pistë të këtij lloji do të jetë gjakmarrja,. Shkodra është shumë e dominuar nga ajo e drejtë zakonore. Krimi i organizuar mund ta ngatërrojë këtë pjesë të motivit. Në Shkodër janë grupe që flitet që në ‘97-‘98 janë të njëjtat emra , të njëjtat personazhe që vijnë rrotull. Në Shkodër nuk ka pasur shumë krim të organizuar ndër vite në 2004 dhe 2008 mbase për shkak të fuqisë për të goditur, pati një ulje të krimeve të personit, Në 2011-2012 pati një rritje.