Shpërthimi në garazhin në Kavajë, zbulohet kujt i përket makina

Të tjera detaje kanë dalë nga shpërthimi në garazhin në Kavajë, ku ju vendos tritol një makine.

Mësohet se makina e cila ka shpërthyer është e një punonjësi policie, i cili sapo ka shkuar të banojë në pallatin ku edhe ishte parkuar automjeti.

Gjithashtu bëhet e ditur se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa është dëgjuar në thuajse gjithë qytetin./albeu.com/