Sot në mbrëmje, në orën 20:45 dhe në stadiumin “Stadio Dino Manuzzi” në Cesena, do të luhet sfida Itali-Hungari e vlefshme për grupet e Nations League.
Italia është në kërkim të fitores dhe të formës së tyre më të mirë, pasi dy ndeshjet e fundit ndaj Argjentinës dhe Gjermanisë nuk kanë arritur një fitore.
Në ndeshjen e parë të grupeve ata u përballën me Gjermaninë ku arritën të merrnin një barazim, ndërsa sot ndaj Hungarisë kërkohet fitorja. Ndeshja nuk do të jetë e lehtë, pasi që në Kampionatin Evropian të fundit, hungarezët e treguan veten që ishin të aftë të përballonin ekipe të mëdha.
Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e tyre të parë në grupet e Nations League, ku mposhtën minimalisht Anglinë./ h.ll/albeu.com
Formacionet zyrtare: