Teksa të gjithë kanë vëmendjen nga zgjedhjet elektorale, është vjedhur një makinë në autostradën Vlorë-Fier. Bëhet me dije se shoferi e ka lënë ndezur makinën dhe është larguar disa metra për të pirë një cigare.
Duke shfrytëzuar momentin, disa persona kanë hipur në mjet duke e vjedhur dhe duke u larguar menjëherë në drejtim të paditur.
Shoferi ka arritur të njoftojë policinë. Këta të fundit kanë ngritur postblloqe të shumta dhe po hetojnë lidhur me ngjarjen e ndodhur.