Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër – Tepelenë, plagoset drejtuesi i mjetit

Një mjet ka dalë nga rruga në aksin Gjirokastër – Tepeleni në afërsi të fshatit Shtëpëz, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur drejtuesi i mjetit ip “Toyota” Erfjan Menga ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Makina është kthyer përmbyes, e për pasojë shoferi ka marrë lëndime në krah dhe është dërguar në spital për të marrë ndigmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën./albeu.com