Kurti dhe Spajiqi diskutojnë bashkëpunimin Kosovë–Mal i Zi dhe afrimin drejt BE-së

Pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, të zhvilluar më 22 tetor në Shën Stefan të Malit të Zi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me homologun malazez, Milojko Spajiq.

Kurti shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe drejtimin e Procesit të Berlinit nga Spajiqi këtë vit, si dhe e përgëzoi për avancimin e Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Sipas Kurtit, Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe ndajnë një ritëm të përbashkët të përparimit demokratik, gjë që pasqyrohet shpesh në vlerësimet ndërkombëtare. Ai theksoi se Mali i Zi është më pranë anëtarësimit në BE dhe se Kosova dëshiron të përfitojë nga përvoja e tij, ndërsa pret marrjen e statusit të vendit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim.

Image

Bashkëbiseduesit shqyrtuan gjithashtu mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht përmes përmirësimit të ndërlidhjes tokësore.


Shtuar më 25.10.2026 17:12