Reali rrikthen Casillas, ja posti i legjendës

Iker Casillas rrikthehet te Real Madrid.

Portieri legjendar do të kthehet në klub për tërë jetën e tij pesë vite më vonë pasi u largua.

Ai do të kthehet për të punuar ngushtë me presidentin Florentino Pérez, si këshilltar i këtij të fundit.

Klubi do t’i caktojë përgjegjësitë e portierit legjendar në javët e ardhshme.

Gjëja e rëndësishme është që Florentino dëshiron ta ketë afër Casillasin dhe portieri i njohur është pajtuar me këtë ide.

Ai pritet të ketë një rol të ngjashëm që Zinedine Zidane e kishte vite më parë.

Në moshën 39 vjeçare, Casillas u tërhoq sporti aktiv pasi pësoi një infarkt më 1 maj 2019, gjatë një seance stërvitore me Porton.


Shtuar 17.07.2020 17:22