Kafeja rrit jetëgjatësinë e njeriut dhe ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet kancerogjene

Sipas një studimi konsumatorët e kafes jetojnë më gjaë sesa ato që nuk konsumojnë fare kafe.

Studiuesit gjurmuan 171 mijë britanikë dhe zbuluan se ato që pijnë kafe kanë 1/3 më pak gjasa të vdesin të rinj.

Një pedagoge nga Universiteti Mjekësor Jugor i Kinës tha:

“Studimi ynë zbuloi se të rriturit që pinin sasi të moderuara të kafes me sheqer çdo ditë, kishin rreth 30% më pak shanse të vdisnin mnga cilido lloj shkaku sesa ato që nuk pinin kafe.

Konsumatorët e kafes u përballën me një rrezik më të ulët për tu prekur nga kanceri ose sëmundjet e zemrës.

Edhe versionet e kafes së bluar, të castit apo dekafeinato ishin të lidhura me një rrezik më të ulët vdekjes.

Çdo sasi e kafes së zezë të paëmbëlsuar, ul rrezikun me 16-21% të vdekjes. Ndërsa mes 1.5 – 3.5 filxhanëve në ditë me një lugë caji sheqer ul rrezikun e 29-31%.

Kafeja është parë nga studiuesit si mjaft e mirë për organizmin, pasi kokarrat e saj jana të përbëra me antioksidantë që ndihmojë trupin të luftojë qelizat e dëmshme dhe kimikatet.


Shtuar 31.05.2022 23:02