Dybala më pranë se kurrë Interit, pritet largimi i Sanchez dhe më pas mbërritja e argjentinasit

“Shpresa është që ai të luajë me ne.” Kështu, ditën e djeshme, Beppe Marotta doli hapur për të ardhmen e Paulo Dybala, sulmuesi argjentinas që është në kontakte intensive me Interin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Dybala është gjithnjë e më pranë Interit, më pranë se asnjëherë tjetër. Në tryezë, ka një kontratë 3-4 vjeçare të ofruar nga zikaltërit me vlerë 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

Të lidhura

None found

Thuhet nga gazeta italiane se akordi do të arrihet në momentin kur Inter do të mund të lirohet nga Alexis Sanchez. Kohët e fundit, Sevilla është interesuar për kilianin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.05.2022 15:00