Pak pas mesnate, Kamza u trondit nga shpërthimi i një tritoli në bulevardin “Nënë Tereza”.
Një sasi lëndë plasëse i është vënë një automjeti tip “Audi Q7”, ku për fat të mirë pati vetëm dëme materiale.
Artan Lleshaj, pronari i mjetit tip “Audi” ka mohuar zërat se jeton në Angli dhe gjithashtu ka treguar dyshimet e para në lidhje me ngjarjen.
“I vetmi dyshim që kam është që në vitin 200 xhaxhai im ka vrarë një person dhe ka kryer dënimin. Të tjerat janë lajme falco për klikime do ti padis për shpifje”, u shpreh ai për Ora News.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.