Deputeti i Partisë Socialiste u ka bëre thirrje qytetarëve shqiptarë që të blejnë vaj ulliri vendas, pasi tanimë është më lirë se ai i misrit.
Braçe thotë se çmimi i vajit po shkon në rritje dita-ditës, ndërsa vaji i ullirit në vendin tonë është më i lirë dhe më i shëndetshëm.
Kujtojmë që kriza e rritjes së çmimeve ka nisur që prej fillimit të luftë të Ukrainë dhe vazhdon akoma.
Postimi i Braçes:
Çfarë t’ju them? Natyrisht që Bordi i çmimeve bëri mirë që vuri në kontroll çmimin e vajit të lulediellit, por mesa duket qenka kompensuar me çmimin e vajit të misrit. E kisha dëgjuar edhe këtë fakt. Bordi bëri një ushtrim jetik për vajin e lulediellit, analizoi blerjen dhe vuri nën kontroll çmimin. Një thirrje kam, nga Lushnja në Divjakë, Berat, Fier, Dumre, sipër në Lezhë keni vaj ulliri me 400-450 lekë/litër. Sa të blini vaj misri me 500-550 lekë, shkoni e blini vajin tonë të ullirit, është i jashtëzakonshëm për t’u ushqyer dhe për të kursyer siç duket qartë nga çmimet tani”, thotë Braçe në video, ndërkohë që shkruan në Facebook:
‘VAJI I LULEDIELLIT-I KONTROLLUAR PO SHKON NE 400 LEKE/LITER; VAJI I MISRIT-I PAKONTROLLUAR PO SHKON 500-550 LEKE/LITER. NJEREZ BLINI VAJ ULLIRI ME NJE CMIM 400-450 LEKE/LITER. Eshte prodhuar nga bujqit tane ne Divjake, Lushnje, Fier, Berat, Vlore, Breg, Dumre, Lezhe, thuajse ne kushte artizanale. BLIJENI! Eshte shume i ahendetshem per tu ushqyer po edhe per te kursyer! Sa te blini vaj misri per 550 leke/liter, BLINI VAJIN TONE TE ULLIRIT! Ne fshat eshte dhe tani eshte me i lire!’. /albeu.com