Arritje historike, Monza e Berlusconit për herë të parë në Serie A (VIDEO)

Skuadra e Monza-s, e cila prej disa vitesh është nën urdhërat e Silvio Berlusconi dhe Adriano Gallianit, ka bërë një arritje historike.

Pas triumfit të dytë ndaj Pisa me rezultatin 2-3, Monza për herë të parë në histori ngjitet në Serie A.

Pisa e nisi ndeshjen fuqishëm duke kaluar në avantazhin e dyfishtë me golat e Torregrossa dhe Hermannsson në më pak se 8 minbuta, ndërsa Monza nuk u dorëzua dhe barazoi me Machin dhe Gytkjaer.

Momente dramatike do të ishin në fund, kur Pisa shënon golin e tretë në minutën e 90 dhe dërgon skuadrat në shtesë.

Por sërish Monza rikthehet dhe shënon dy gola të tjerë me Marrone dhe Gytkjaer, qe i japin skuadrës fitoren historike.

/albeu.com