Ceremoni zyrtare varrimi për Nishanin

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare.

Burime nga qeveria bënë të ditur se sapo vdekja e ish-kreut të shtetit do të konfirmohet zyrtarisht dhe sapo spitali të përfundojë procedurat ligjore, ekzekutivi do të nxjerrë një vendim të posaçëm për organizimin e kësaj ceremonie.

Bujar Nishani ndërroi jetë ditën e sotme në një spital të Gjermanisë, ku po kurohej për pasojat që i kishte lënë Covid-19.


Shtuar 28.05.2022 15:51