Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ka folur në telefon me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson për të diskutuar një sërë temash.
Në postimin e tij në Tëitter, Zelensky thotë se të dy udhëheqësit diskutuan për forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e punës për garancitë e sigurisë dhe furnizimin me karburant në Ukrainë.
“Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet e Ukrainës,” thotë ai.
Biseda e tyre vjen pasi Ukraina përballet me humbje në rritje në lindje, ndërsa Rusia kërkon të sigurojë një territor të mëtejshëm në rajonin e Donbasit./albeu.com