Tifozët e Napolit nuk fshihen, kërkojnë trajnerin e kombëtares shqiptare

“Thuaji presidentit të telefonojë Edi Rejën sepse tani duhet të mendojmë për të shpëtuar veten”.

Kjo ishte thirrja e tifozëve të Napolit, të cilët të zemëruar pas humbjes me Fiorentinën në shtëpinë e tyre, kanë kërkuar rikthimin në “San Paolo” të teknikut të kombëtares Shqiptare.

“Ishte e paimagjinueshme një situatë e tillë. Askush nuk do ta besonte atë në fillim të kampionatit dhe askush nuk e beson atë tani. Jemi të mërzitur sepse goditemi në fund dhe me këtë mesatare shkojmë në Serie B.

“Nuk ka lojë, nuk ka modul dhe nuk ka asnjë bashkim të fanellës. Ne shohim lojtarë që vrapojnë me vështirësi dhe pa një gjë të qartë në kokë. Ne i shohim ata gjithnjë e më shumë të humbur dhe të pamotivuar. Ne duhet menjëherë të garojmë për ta mbuluar dhe ta bëjmë shpejt, sepse kjo situatë nuk mund të zgjasë shumë gjatë. Duke vepruar kështu, ne rrezikojmë dështimin më të madh të dekadës së fundit,” shprehen tifozët e jugorëve pas humbjes së katërt në pesë takimet e fundit në kampionat.

Pas 20 javëve kampionat, Napoli pozicionohet në mesin e tabelës me 24 pikë, gjysmën e pikëve të Juventusit kryesues dhe 9 pikë lart vendit që të dërgon në Seria B. Edi Reja është një trajner mjaft i dashur te Napoli, të cilën e ka drejtuar nga viti 2005 deri në 2009.


Shtuar 19.01.2020 16:16