A do të gjobitet? Shkoi të votojë, Rama shkel ligjin me të dyja këmbë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shkelur ligjin me të dyja këmbët ditën e sotme ndërkohë që nuk lejohen asnjë lloj fushate zgjedhore.

Fillimisht Rama postoi një foto në rrjetin social në Facebook, ku bënte thirrje që shqiptarët të votojnë nr 12 por fotoja u fshi brenda pak minutash.

Por nuk u mjaftua me kaq, Rama shkoi në qendrën e votimit më një kapele ku shkruhej nr 12, dhe një maskë me simbolin e PS-së, trëndafilin dhe nismën “Shqipëria buzëqesh”.

Rikujtojmë se sot gjendemi në heshtje zgjedhore dhe është e ndaluar me ligj të bësh fushatë qoftë me veshje. /albeu.com/

 

 


Shtuar 25.04.2021 14:24