Në një paraqitje për media, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut Bujar Osmani, nuk ishte optimist sa i përket zgjidhjes së problemit me Bullgarinë.
Ai ka thënë se po vazhdojnë në mënyrë konstruktive për të gjetur një zgjidhje, derisa ka thënë se s’ka asgjë të re që mund të ndahet me opinionin publik.
“Ne vazhdojmë në mënyrë konstruktive për të gjetur zgjidhje. Pas takimit që patëm në Romë, kryeministrat inkurajuan ministrat që të vazhdojnë punën. Deri tani s’ka asgjë. Po të ishte vendim që varet nga ne do të mund të jepja vlerësimin tim, ne do të vazhdojmë dialogun, s’ka diçka të re që mund të ndajmë me ju”, tha Osmani./ Alsat.mk