Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar në doganën e Morinës pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Morinë, Kukës
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të planit të masave për krijimin e lehtësirave gjatë përpunimit të shtetasve, në rast fluksi, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, ndaluan shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u ndalua pasi gjatë procedurave në hyrje të PKK Morinë, rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, banuese në Vlorë, se shtetasi E. K. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.