Zgjedhjet 2021/ Organizatat ndërkombëtare zbarkojnë në terren në këto dy qytete të rëndësishme

Ditën e sotme në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare ku përcaktohet qeverisja e shqiptarëve për 4 ditët në vijim.

Në orën 07:00 nis votimi për zgjedhjet parlamentare 2021. Ashtu siç është mësuar në ditët në vijim organizatat ndërkombëtare do të jenë në terren për shikuar nga afër procesin e votimit

Mësohet se ENEMO (Rrjeti Evropian i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve), IEOM (Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve) do të jenë në terren në qytetin e Elbasanit dhe në Tiranë.

Në Elbasan ata do të jenë në KZAZ nr 48 në orën 09:30 dhe në Tiranë në KZAZ nr 35 në orën 11:00. Ata njoftuan se do të mbajnë edhe një deklaratë.


Shtuar 25.04.2021 06:59