Eksperienca ka treguar se mënyrat më të shpeshta për të pakësuar shqetësimet dhe gazrat janë ndryshimet në dietë, marrja e disa ilaçeve dhe pakësimi i sasisë së ajrit të gëlltitur. Dieta. Doktori mund t’u këshillojë pacientëve të konsumojnë sa më pak ushqime që prodhojnë gazra.
Megjithatë, për shumë njerëz kjo do të thotë të evitojnë nga dieta e tyre ushqime të shëndetshme siç janë: frutat, perimet, të gjithë drithërat, qumështin dhe nënproduktet e tij.
Doktori gjithashtu mund të sugjerojë kufizimin e ushqimeve me yndyra të larta për të pakësuar fryrjen dhe shqetësimet e barkut. Kjo ndihmon stomakun të zbrazet lehtë duke lejuar gazrat të lëvizin drejt zorrëve të holla. Fatkeqësisht sasia e gazrave të prodhuar prej disa ushqimeve varion nga një person tek tjetri.
Ilaçet që nuk kanë nevojë për përshkrim nga mjeku janë në dispozicion për pacientët, për të pakësuar shenjat, ku përfshihen antiacidet dhe simetikoni.
Enzima tretëse, siç është laktaza shtesë, mund të ndihmojë në tretjen e karbohidrateve duke i lejuar njerëzit të konsumojnë ushqim normal pa shkaktuar gazra. Antiacidet ndihmojnë duke u bashkuar me flluskat e gazrave duke i bërë më të lehtë për tu gromësirë.
Gjithsesi, këto med ikamente nuk kanë efekt mbi gazrat që ndodhen në zorrë. Do za e antiacideve është në varësi te med ikamentit që përdoret dhe moshës se pacientit.
Ilaçet që përshkruhen nga mjeku mund të ndihmojnë në pakësimin e shenjave tek personat që vuajnë nga çrregullime te traktit tretës, siç është sindromi i zorrës së irr ituar.
Pakësimi i gëlltitjes së ajrit
Për ata që kanë gromësira të shpeshta, doktori mund të sugjerojë pakësimin e sasisë së ajrit që gëlltisin. Rekomandimet janë: shmangia e çamçakëzëve dhe e të ngrënit shpejt, shmangia e ngrënies së ëmbëlsirave të rënda dhe e të pirit ujë me shishe.
Gjithashtu duhet të bëhet ngrënia e copave të vogla dhe përtypja e ngadaltë e ushqimeve tek personat që kanë proteza dentare të lirshme. Rekomandohet që këta persona të konsultohen me dentistin për vendosjen e protezave fikse të palëvizshme.
Ndonëse gazrat mund të jenë të parehatshme dhe të si kletshme, ato nuk përbëjnë rrezik për jetën. Të kuptuarit e shkaqeve, mënyrës së pakësimit dhe trajtimit, mund t’ju ndihmojë të gjeni sadopak qetësim.