Kundër anëtarësimit në NATO, Turqia: Nesër flas me Finlandën

Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të flasë me Finlandën për kërkesën e saj për t’iu bashkuar NATO-s. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.

Erdogan u tha gazetarëve se ai e ka diskutuar çështjen me ministrin danez Mark Rutte, ditën e sotme. Ai shtoi po ashtu se të shtunën do të flasë edhe me Britaninë e Madhe, por nuk specifikoi se me cilat figura të shtetit do të flasë si në Finlandë ashtu edhe në Britani.

Presidenti turk vijoi të mbante qëndrimin e tij kundërshtues për aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar aleancës ushtarake.  Kujtojmë se presidenti i Turqisë ka dalë kundër anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO, ndërsa ditë më parë ka deklaruar se Suedia nuk duhet të presë që Turqia ta mbështesë me anëtarësimin në NATO, “pa kthyer terroristët.”

Presidenti turk ka deklaruar po ashtu se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet të vijnë në Turqi për të bindur vendin që t’i mbështesë.


Shtuar 20.05.2022 14:53