Një ndërhyrje horror u regjistrua në pjesën e parë të sfidës mes Kaljarit dhe Juventusit, ku protagonistë ishin portieri i skuadrës vendase, Kranjo dhe Kristiano Ronaldo.
Pak minuta pas golit të parë, më saktësisht në minutën e 14-të, CR7 bëri një ndërhyrje të tmerrshme ndaj portierit kundërshtar, duke rrezikuar një dëmtim serioz.
Megjithatë, kjo ndërhyrje e Ronaldos u ndëshkua vetëm me karton të verdhë nga gjyqtari, edhe pse pamjet duken tepër të rënda.