“Kosherja” nis rrugëtimin, Besi dhe Jona rrëmbejnë menjëherë vëmendjen

Sapo ka nisur në ekranin e ABC, spektakli më i ri i humorit në Shqipëri “Kosherja”.

Vëmendjen më të madhe e kanë marrë dy moderatorët, Bes Kallaku dhe Jona të cilët do të shoqërojnë të dielat e shqiptarëve në çdo familje.

Ky projekt është një rikthim Altin Bashës si autor dhe i regjisorit Elton Papuçiu, të cilët kanë premtuar shumë surpriza.

Edhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Sapo janë hapur dritat e skenës dhe menjëherë zëri i Besit i ka bërë që të gjithë të qeshin.

Raporti mes dyshes Kallaku-Spahiu është reflektuar që në momentin e parë, duke konfirmuar se kjo e sotmja do të jetë një mbrëmje e gjatë argëtimi.

Shtuar 14.03.2021 08:03