Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me shitblerjen e votave që po përflitet ditët e fundit në disa qytete në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ngre akuzat se po blihen vota edhe ne qytetin e Durrësit. Më tej, ish kryeministri citon Terr Kokën si kriminelin numër një në Durrës që bën fushatë pas mesnate për vota në ndihmë të Lorenc Shehut.
Ky reagim, vjen pas denoncimit të një qytetari që ka bërë pranë Barishës.
Reagimi i plotë
Terr Koka, krimineli nr 1 i Durresit fushate per blerje votash pas mesnate.
Ne krimin e tij te shemtuar e ndihmon dhe narkokomisar Lorenc Shehu.
Ju lumte demokrateve qe i kapen ne flagrance kriminelet e votes se lire!
Neser fundi i Terr Kokes dhe bandes se tij. Fitore!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor.Dua tju njofoj se tani rreth ores 01:30 ne zonen e Porto Romanos po shperndahen para sipas informacioneve nga banore te zones nga Feta Mataj person i denuar per grabitje me dhune i shoqeruar nga djali i Lefter Kokes Arber Koka me nje fuoristrade Toyota Land Cruiser ngjyre gri me targe AA 326 HD.U njoftua dhe nr 112 salla operative dhe Policia e cila eshte bashkepunetore me ta thjeshte beri nje xhiro e u kthye sepse drejtori policise Durres Lorenc Shehu del xhiro neper Durres me djalin e Lefterit ne vend te pare me makinen e Policise se Shtetit