Njëri politikan i ndjerë e tjetri moderator i njohur, i gjeni dot se kush janë dy personazhet në foto

Fotoja që shihni është e gazetarit të njohur Blendi Fevziu me politikanin Gramoz Pashko.

Fotoja i përketi vitit 1991, kohë kur Feziu dhe Pashko ishin studentë.

 

Kujtojmë se Pashko ka ndëruar jetë në vitin 2006 në aksident gjatë pushimeve. Ai ishte një ndër themeluesit kryesorë, dhe më të përgatitur të Partisë Demokratike.

Gramoz Pashko ishte me pushime me familjen në Palasë pranë fshatit Dhërmi, në jug të vendit, kur u rrëzua mbi disa shkëmbinj pranë bregut duke pësuar dëmtime të rënda në kokë, dhe më pas përfundoi në ujë, ku u gjet më vonë pa ndjenja. Ai u gjet nga një fëmijë rreth orës 12.02. Mjeku Kosta Çipa nga Dhërmiu, që mbërriti i pari në ndihmë dëshmoi se “nga goja i dilte shkumë e bardhë, dhe pas frymëmarrjes artificiale vazhdonte të nxirrte ujë. Rreth orës 15.00 një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë e transportoi nga vendi i aksidentit në Tiranë.

Mjekët në Spitalin Ushtarak, thanë se gjendja e tij ishte tepër e rëndë. Pavarësisht kësaj ata nuk kryen asnjë ndërhyrje kirurgjikale, por u kujdesën vetëm që të nxirrnin ujin nga mushkëritë e Pashkos. Rreth orës 19.10, në spital mbërriti kryeministri i atëhershëm Sali Berisha, dhe disa prej miqve të tij të vjetër.

Pasi qëndroi për 2 orë në mjediset e spitalit, Berisha u largua duke urdhëruar transportin e Pashkos për në Itali me helikopterin e Gardës së Republikës. Pilotët e Ministrisë së Shëndetësisë nuk pranuan të merrnin përsipër fluturimin,pasi helikopterët e tyre nuk ishin të përgatitur për fluturime natën. Po ashtu edhe moti mbi detin Adriatik ishte shumë i keq.

Sipas Kapitenerisë së Portit të Barit, forca e detit atë natë ishte rreth 4 ballë. Transporti do të kryhej nga helikopteri i tipit ‘Bell 222U’, që përdorej zakonisht nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu dhe kryeministri Berisha. Helikopteri u nis rreth orës 21.50. Në orën 02.17 të datës të datës 17 korrik 2006, ai pati kontaktin e fundit me radio me kullën e kontrollit ajror Rinas.

Fluturimi po ecte pa problem, dhe piloti raportoi koordinatat e fundit të vendndodhjes:rreth 45 ksm në perëndim të Durrësit në lartësinë rreth 1000 metra mbi det. Menjëherë pas këtij raportimi, helikopteri zhduket befas nga radari. Në momentin e aksidentit në helikopter ndodheshin pilotët Vangjel Çondi dhe Demush Heba, inxhinieri Qemal Koni, mjeku reanimator Aleksandër Baloi, i plagosuri rëndë Gramoz Pashko, dhe djali i tij 24-vjeçar, Ruben Pashko.

Pas kërkimeve intensive, nga autoritetet shqiptare dhe italiane, këto të fundit njoftuan më 22 korrik gjetjen e një objekti metalik në thellësinë 1024 metra në detin Adriatik, vetëm 1 milje larg vendit të fundit, ku helikopteri raportoi koordinatat e lëvizjes së tij.

Qeveria shqiptare i pagoi 330 milionë të vjetra një kompanie franceze për nxjerrjen nga thellësitë të helikopterit qeveritar, bashkë me trupat e 6 personave që ndodheshin në të. Në 9 gusht, pas një operacioni disaditor anija franceze “Janus II”, arriti që të rikuperojë vetëm disa relike të helikopterit, por asnjë nga trupat e pajetë.

Gjykuar nga pamjet e rrënojave, ekspertën dyshuan se helikopteri do të jetë përplasur me shpejtësi të madhe me sipërfaqen e detit, duke u shpërbërë që në metrat e parë të zhytjes së tij. Për shkakun e aksidentit pati disa hipoteza, nga ajo e një defekti teknik tek gabimi njerëzor i pilotëve. Gjithësesi, vdekja e Pashkos, të birit dhe 4 personave të tjerë me ta, do të mbetet një mister i përhershëm.