Bomba në Elbasan, vjen reagimi i policisë

Një bombë e pashpërthyer e luftës së dytë botërore është gjetur ditën e sotme në fshatin Mengël të Elbasanit.

Ndërkohë menjëherë pas marrjes së lajmit, policia bëri rrethimin e zonës dhe ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me situatën.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të DVP Elbasan, se në fshatin Mengël, në një përrua, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake, e pashpërthyer.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës./albeu.com/