Lacio ka mundur pasditen e sotme Sampdorian, me rezultatin e thellë 5-1 dhe tregon jo vetëm që është në superformë, por që është e denjë dhe për titullin kampion.
Ekipi i drejtuar nga Inzagi dhe me Imobilen “vrasës” po tremb çdo kundërshtar që i del përpara.
Ndërkaq pjesë e kësaj skuadre është dhe Strakosha që i jep shumë siguri ekipit të tij. Gardiani shqiptar është vlerësuar me notën 6, nga media italiane “Tuttomercato.web”.
“Në pjesën e parë ai ishte gati në disa raste, edhe pse Sampdoria nuk krijoj shumë rreziqe. Në pjesën tjetër ai vetëm kontrollon lojën. Nuk mund të bëj asgjë në lidhje me golin e Lineti”, shkruan kjo media për Strakoshën.