Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku po diskutohet për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
Deputetja e PS, Klotilda Bushka, propozoi që në daten 15 maj të bëhet dorëzimi i kandidaturave. Ndërsa shtoi se më 16 maj duhet të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar këto kandidatura.
“Propozoj që raundi i parë të jetë në datën 16 maj ora 17:00 me disa detyra që duhen kryer paraprakisht.
Njëra nga këto është përcaktimi i datës për dorëzimin e kandidaturave nga të paktën 20 deputetë. Propozoj të jetë data 15 maj ora 16:00 pasdite në protokollin e Kuvendit.
Gjithashtu në 16 maj duhet komisioni i Ligjeve të mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat e dorëzuara.
E do duhet po konferenca e kryetarëve të caktojë orën e mbledhjes së komisionit për cështjen ligjore. Propozoj që të mbahet në 16 maj ora 10:00”, tha ajo.