Alibeaj zbulon emrat, kush do të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar për Presidentin

Enkelejd Alibeaj ka folur para mediave pas mbledhjes së grupit parlamentar të deputetëve të PD në selinë blu, ku u diskutua për zgjedhjen e Presidentit të republikës.

Alibeaj ka zbuluar emrat e deputetëve që do e shoqërojnë nesër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet me përfaqësuesit e mazhorancës për emrin e Presidentit të Republikës.

“Nesër unë shkoj në Konferencën e Kryetarëve bashkë me anëtarët, Gjekamarkaj, Duma, Mediu dhe zonjën Doda. Në mbledhjen e kaluar secili nga deputetët ka artikuluar të gjitha kërkesat e veta se si e imagjinon ai figurën e Presidentit të Republikës, jo vetëm kaq por duke menduar se do të jetë një poroces konsultues, edhe në këtë mbledhje informuese secili deputet ishte këtu për të thënë pikërisht këtë. E mbani mënd çfarë thashë, po sikur unë të them që presidentin ta propozojë opozita, ne e bëmë. Unë besoj se Kushtetuta thotë se duhet të jetë president i shqiptarëve, dhe që të jetë president i shqiptarëve duhet të jetë një figurë neutrale, pra ne po japim qëndrimin tonë të bërë transparent se si do duhet të profilizohet Presidenti i republikës”, tha Alibeaj./albeu.com