Avdullah Hoti viziton sot Tiranën, me kë do takohet

Kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti viziton sot për herë të parë si drejtues i qeverisë Tiranën.

Rreth orës 10:00, do të zhvillohet Ceremoniali i Mirëseardhjes pranë Pallatit të Brigadave ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, në orën 13:00 është parashikohet të mbahet takimi me presidentin Ilir Meta në Presidencë.
Më pas, Hoti do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në zyrën e këtij të fundit në orën 14:00.

Axhenda e vizitës:

Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave;

Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve;

Ora 11.30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp


Shtuar 3.07.2020 06:28