Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil ditë më parë zgjoi kureshtjen e fansave të tij të shumtë se ai po përgatiste diçka të re.
Sot (e enjte) Viktor Paloka (emri i plotë) është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Producent i këngës është vet reperi, i cili po ashtu ka bërë miksimin bashkë me Miles.
I njohur për realizimin e këngëve pa videoklip, edhe kjo e fundit është publikuar vetëm në versionin audio.
Padyshim kënga do të mirëpritet nga fansat e tij, cili konsiderohet ndër reperët e parë dhe më të suksesshëm shqiptar.
Kujtojmë që Paloka prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ndërsa herë pas here është rikthyer me koncerte në vendlindje.