Një ngjarje tragjike u shënua në Elbasan, mesditën e sotme. Një grua 52-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen ‘Vullnetari’, në Elbasan.
Mësohet se gruaja e cila nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në vend është identifikuar si Fatbardha Likarma.
E ndjera jetonte në katin e parë të pallatit ku vrau veten dhe kishte tre fëmijë. Ndërkohë mësohet se e ndjera dhunohej nga burri dhe vjehrra dhe për këtë kishte bërë një denoncim më herët për dhunë në familje, por policia nuk mori masa ndaj autorëve që dhunonin gruan.
Padinë e kishte bërë vetëm dy ditë më parë, ndërsa materialit i ishin referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.
Mësohet se natën e mbrëmshme ajo e kaloi tek e motra ndërsa familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë./albeu.com