Sot, një konflikt mes dy adoleshentëve ka degraduar në nxjerrjen e thikave. Një 15-vjeçar ka goditur bashkëmoshatarin e tij në këmbë. Ky i fundit ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Autori është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com