Ekstradohet nga Gjermania, Genc Tafili

Është ekstraduar nga Gjermania, Genc Tafili.

Tafili u arrestua në Gjermani në janar të këtij viti. Ai u kap nga autoritetet në  aeroportin e Frankfurtit, ndërsa po merrte avionin për Stamboll të Turqisë.

Kujtojmë se ai u lirua me kusht në vitin 2017 nga gjyqtarja tashmë e arrestuar për korrupsion, Enkelejda Hoxha.

Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Pas lirimit, ai u largua nga Shqipëria. Por, në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxhës duke kërkuar rikthimin e tij në burg.

Tafili akuzohej se në vitin 2000 ka vrarë kryepolicin e Shkodrës, Arben Zylyftari./albeu.com

 


Shtuar 3.05.2022 15:42