Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare gjatë së cilës foli përmes një video-mesazhi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka turpëruar vendin tonë ditën e sotme, me dyzimin në qëndrimin e tij për luftën në Ukrainë.
“Qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për të gjithë ata që e duan lirinë dhe besojnë te vlerat e saj. Që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin tonë në këtë parlament për ndihma konkrete të gjithanshme ndaj këtij kombi. Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, OKB ka dhënë ndihmesën e vet. Ajo që na turpëroi sot është qëndrimi i dyzyar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar”, është shprehur Berisha./albeu.com/