Romeo Veshaj dhe vajza e Niko Peleshit i japin fund lidhjes? “Zbërthehet” aktori dhe i tregon të gjitha (FOTO LAJM)

Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi janë një ndër çiftet më të komentuara në rrjetet sociale.

Prej kohësh ata përflitet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, mirëpo pasditen e sotme aktori ka treguar se si qëndron e vërteta.

I pyetur nëse vëllezërit Veshaj janë single apo jo, Romeo ka deklaruar se ai vetë po, duke lënë të kuptohet gjithçka.

“A mund të flas për veten se për Donaldin nuk e di”, ka thënë ai, ku më tej ka vazhduar: “Unë jam single, me Donaldin jam zënë s’flasim për karikusin nuk e di si është”.

Kjo përgjigje e Romeos i jep fund edhe dilemave gjatë këtyre kohëve mbi gjendjen momentale të ish-çiftit të përfolur./albeu.com/