Kryetari i ri i PD, Berisha zbulon datën

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi se Kuvendit Kombëtar të partisë Demokratike do t’i propozohet ose data 21, ose data 22 maj për zgjedhjen e kryetarit.

Komentet Berisha i ka mbajtur gjatë një deklarate për media, në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë e partisë Demokratike.

“Ishte një proces shuë i mirë me pjesëmarrjen e mbi 40 mijë anëtarëve.

Komisioni do të jetë nëseër përpara jush për t’iu informuar mbi procesin dhe t’iu përgjigjet pyetjeve tuaja.

U ra dakord që t’i propozohet Kuvendit data për zgjedhjen e Kuvendit. Data që do t’i propozohet Kuvendit dhe do të jetë ose data 21 ose data 22 e majit. Gara është hapur dhe do përcaktohen rregullat nga komisioni. Sapo të vendos kuvendi unë pothuaje e kam shpallur kandaidaturën dhe Luvendi do të vendosë datën”, tha Berisha./albeu.com/