Ylli i Milanit do ti kushtojë jo më pak se 50 milion euro Manchester City-t

Mesfushori i Milan, Bennacer, është lojtari që ka tërhequr vëmendjen e madhe të Manchester City.

Algjeriani ka pasur paraqitje të mira si me Milan, ashtu edhe me kombëtaren e tij, duke bërë që të shihet si zëvendësues afatgjatë për Fernandinho.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Man City do të duhet të punojnë për të arritur 50 milionëshin e kërkuar nga Milan, për kartonin e Bennacer.

PSG janë skuadra tjetër në garë për lojtarin 22 vjeçar.

Algjeriani ka luajtur në 25 ndeshje për Milan këtë sezon dhe ka akoma katër vite kontratë me ‘Rosoneri’.


Shtuar 28.06.2020 11:11