Sipas MeteoAlb masat ajrore të ngrohta, por me lagështirë me origjinë jugore do të diktojnë kushtet e motit në territorin shqiptar.
Për pasojë pjesa e parë e ditës do të paraqitet me mot të kthjellët. Por pjesa e dytë e ditës sjellë një sistem me vranësira, të cilat gjatë orëve të natës do të gjenerojnë reshje fillimisht në zonat bregdetare dhje gradualisht përfshijnë gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por forcohet në det gjatë pasdites me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të kthjellëta deri pasdite kur në zonat jugore të Kosovës do të ketë shpeshtim të vranësirave, të cilat gjatë orëve të vona të natës përfshijnë gjithë vendin duke sjellë edhe ndonjë reshje të izoluar.
Maqedonia e Veriut
Deri pasdite moti në MV do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta. Por mbrëmja dhe kryesisht gjatë natës vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar shira afat shkurtër.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore, qendra dhe pjesërisht jugut mbeten me vranësira dhe reshje.
Ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare mbetet veriu dhe brigjet e Egjeut.