Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka reaguar pasi ish-kryeminikstri Sali Berisha i kërkoi qeverisë amerikane ta ndalojë atë në ndërhyrjet në procesin gjyqësor.
Ambasadorja Kim, përmes një postimi në Twitter shkruan:
“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë që SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.”/albeu.com
1/2 If “interfering in the judicial process” means encouraging judges & prosecutors to do their jobs despite threats or inducements, making clear ?? will continue to support implementation of justice reform in ??, underlining that no one is above the law, and urging that…
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 22, 2022