Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë.
Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar.
Përbërësit:
60 gr thërrime buke
60 ml qumësht
600 gr mish i girë viçi
1 vezë 30
gr djathë kaçkavall
Pak arrëmyshk
1 lugë gjelle majdanoz
1 lugë gjelle nenexhik
Vaj Kripë Piperi zi.
Përgatitja: Shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar sëbashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin. Më pas shtoni në të mishin e viçit.
Hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.
Më pas merrni nga masa e përgatitur dhe formoni qoftet në formën që dëshironi. Vendosni një tigan me vaj dhe renditni qoftet në të.