Një grua 20 vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin “Attikon” të greqisë. Sipas mediave greke, ajo ishte shtruar në spital në fund të shkurtit për arsye se vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe humbi jetën si pasojë e infektimit me Covid-19, të martën e kaluar.
“Dhimbje për vdekjen e një gruaje të re që kishte pasur probleme shëndetësore dhe vuante nga një sëmundje e rëndë”, shkruajnë mëdiat Greke.
Ata raportojnë se 20-vjeçarja e pavaksinuar, e cila u shtrua në spitalin “Attikon” në fund të shkurtit, humbi jetën si pasojë e infektimit me Covid-19 të martën e kaluar.
Gruaja kishte bërë lindje urgjente në fund të shkurtit për shkak të acidozës gestacionale diabetike, një ndërlikim i diabetit gestacional, dhe u shtrua në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) të spitalit universitar për të menaxhuar gjendjen.
Fatkeqësisht, pavarësishtë përpjekjeve të shumta të mjekëve, gjendja e vështirë shëndetësore paraekzistuese e kombinuar me infeksionin Covid-19 e çoi të renë drejt vdekjes./albeu.com