Dush në mëngjes apo në mbrëmje? Ja cili ju sjell më shumë përfitime

Studimet e fundit tregojnë se koha kur njerëzit zgjedhin të bëjnë një dush ndikon drejtëpërdrejtë në organizmin e tyre.

Shpesh herë është koha e lirë ajo që kushtëzon momentin kur ju laheni, por problemet e mëposhtme do t’ju tregojnë nëse duhet të bëni një dush në darkë apo në mëngjes. Gjeni kohën për t’iu përshtatur kësaj rutine pasi do të përfitoni shumë.

Kur duhet të laheni në mëngjes:

1.Nëse e keni të vështirë të zgjoheni në mëngjes, përpara se të mendoni për kafen duhet të mendoni të bëni një dush.

2.Nëse jeni nga ata njerëz që ushtroheni në mëngjes, nuk mund të mendohet ta vazhdoni ditën pa bërë një dush pas stërvitjes.

3.Krijimtaria dhe produktiviteti në punë lidhet ngushtë me dushin e mënjgësit. Kjo gjë do t’ju kthjellojë mendjen dhe do ju japë energjinë e duhur për të nisur një ditë punë mbarë.

4.Nëse meshkujve u acarohet fytyra kur rruhen në mëngjes, mënyra më e mirë për të shmangur irritimet është dushi i mëngjesit.

5.Keni nevojë të meditoni. Nësë kjo është ajo për të cilën keni nevojë, dushi i mëngjesit do t’ju ndohmojë të qetsoni mendimet tuaja.

Pse duhet të laheni në darkë:

1.Të gjithë ata që kanë probleme me gjumin duhet të lahen në darkë. Dushi i mbrëmjes do t’ju relaksojë duke ju vendosur në gjumë si me magji.

2.Nëse ju dëshironi të përmirësoni cilësinë e lëkurës suaj, ajo për të cilën keni nevojë është një dush në darkë. Nëse laheni në mbrëmjë ju do të eleminoni yndyrën e tepërt nga lëkura duke e lënë ata të butë dhe të hidratuar.

3.Nëse vuani nga alergjitë, është mirë të laheni përpara gjumit.

4.Lëkura me puçrra apo akne ka nevojë për dushin e mbrëmjes. Dermatologia Carolyn Jacob vë në dukje se dushi i natës ndihmon poret e fytyrës të qetësohen duke zvogëluar rrezikun e zhvillimit të puçrrave ose përkeqësimin e puçrrave ekzistuese./albeu.com

 


Shtuar 20.04.2022 20:47