Me zërin që i dridhet, Sokol Balla njofton me dhimbje LIVE humbjen e babait (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme nuk ishte aspak e lehtë për moderatorin dhe gazetarin Sokol Balla i cili doli LIVE në emision edhe pse pak orë më parë i kishte ndërruar jetë babai.

Në lidhje me këtë ai foli në fund teksa e cilësoi një emision jo të lehtë për të, gazetari publikoi dhe një fotografi të të atit, duke thënë mes të tjerash se nëse ka një anë pozitive që ja gjen vetes, e ka pikërisht prej atij.

“Ky nuk ka qenë një emision i lehtë për mua, pasi pak orë më parë është ndarë nga jeta babai im. Sigurisht ishte një vendim i vështirë që ta bëja dhe këtë emision, por mendoj se ishte një vendim i mirë që ta bëja dhe këtë emision.

Do isha shumë egoist të tregoja shumë histori se si ai mua, se si unë prej atij, kujtoj 28 gushtin e vitit 1982, kur më mori për dore dhe më ngjiti te shkallët e TVSH, sapo kisha fituar konkursin e gazetarisë, dhe më futi në një botë, ku jo thjesht jam këtu për shkak të tij, por jam ndoshta nëse kam një anë pozitive që unë ja gjej vetes, e kam prej atij, se të gjithë e njohin si “Luli”, njeri i qeshur, i gëzuar. Do doja ta mbyllja me fotografinë e tij, një burrë i pashëm, dhe në fund të fare, thjesht ai ishte babai im”, tha Balla.


Shtuar 26.06.2020 13:00