Në 2 vjetorin e martesës, Afërdit dhe Jakub zgjedhin vendin special (FOTO LAJM)

Dy vite më parë, Afërdita Dreshaj kurorëzoi dashurinë me sportistin çek Jakub Kindl në një ceremoni madhështore në Miami.

Dasma e tyre u bë kryefjala e të gjitha mediave dhe Afërdita shkëlqeu me fustanin e bardhë të nusërisë, teksa i tha “Po” partnerit të saj.

Sot janë mbushur plot dy vite nga dita kur çifti u kurorëzua me martesë, ndaj kjo ditë speciale s’mund të kalonte pa u festuar.

Për të ndjerë edhe njëherë emocionet e veçanta të ditës së martesës, Afërdita dhe Jakub-i kanë gjetur vendin perfekt për të kaluar përvjetorin e dytë.

Ata kanë udhëtuar pikërisht drejt Miami-t dhe po qëndrojnë në të njëjtin resort ku u shpallën burrë e grua.

Në Instagram nuk kanë munguar edhe fotot e videot e shumta nga pushimet, të cilat po i shijojnë në maksimum.


Shtuar 26.06.2020 12:52