Shifra të frikshme, rreth 80 % e aborteve ndodhin spontanisht

Një botim i INSTAT të quajtur ” Burrat dhe Gratë” tregon se numri i aborteve në vitin 2020 ishte 4.540.

Abortet spontane mbajnë peshën më të madhe të aborteve duke përbërë 80,8 % të totalit, në vitin 2020.

Në vitin 2020, për çdo 1 000 lindje ka patur 162 aborte. Raporti lindje-abort tregon se për çdo 6 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort.

Pjesa më e madhe e aborteve kryhen nga gratë e grupmoshës 20-34 vjeç, e cila është dhe grupmosha më riprodhuese e gruas.

Në moshën 17 vjeçare kemi vlerën më të lartë të këtij treguesi: 104 aborte për 1.000 lindje të gjalla.

Numri më i lartë i aborteve është kryer nga gratë me nivel arsimor 9 vjeçar dhe të mesëm, përkatësisht me 31,0 % dhe 25,2 %.

Peshën më të vogël e zënë gratë me nivel arsimi fillor (2,5 %). Përqindja e aborteve nga gratë me nivel arsimor të lartë zë 21,1 % të totalit.

Rreth  73,7 % e aborteve janë kryer nga gratë e martuara.

Rreth 6,7 % nga gratë beqare.

Abortet nga gratë e divorcuara ose të ve janë në nivele shumë të ulëta.

Abortet e kryera nga gratë e papuna ose të pasiguruara, ndër vite, ndjekin të njëjtin trend dhe nivele të përafërta.

Në vitin 2020, përqindja e aborteve të kryera nga gratë e punësuara shënoi një rënie prej 3,3 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar./albeu.com