Ditën e djeshme Cristiano Ronaldo ndau me të gjithë lajmin më të hidhur të jetës së tij.
Sulmuesi portugez njoftoi se një ng binjakët e tij të sapo lindur ndërroi jetë. Ky lajm preku të gjithë dhe sigurisht kanë ardhur reagime të shumta nga të gjithë.
Real Madrid ka dalë me një njoftim zyrtar, duke shprehur ngushëllimet dhe keqardhje të madhe për atë që i ka ndodhur Cristianos.
“Real Madrid, presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve të tij shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e një prej fëmijëve që prisnin i dashuri ynë Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez.
Real Madrid i bashkohet dhimbjes së gjithë familjes dhe dëshiron t’u tregojë atyre gjithë dashurinë tonë”, shkruhet në deklaratën e ekipit spanjoll./ h.ll/albeu.com
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 18, 2022