Fatjon Hoxha, bashkëjetuesi i Merushe Hazizajt ka dhënë detaje tronditëse nga vrasja e saj. Ai ka thënë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të gjithë dinamikën se si mësoi krimin.
Djali tregon se në mëngjes ishte në shtëpi, duke u marrë me punët e përditshme, ndërsa më pas, u nis për të punuar me zetor. Fatjoni rrëfeu komunikimin e fundit që ka pasur me Merushen.
Ai thotë se për ngjarjen e ka njoftuar xhaxhai, që i kishte thënë që Merushja po dëgjohej duke bërtitur.
Kur mbërriti në shtëpi, ishte shumë vonë për të, pasi Merushja u gjet pa shenja jete dhe e masakruar, ndërsa të atin, e pa duke vrapuar për në vendin që më pas u gjend i varur.
“U ngritëm në mëngjes, babai po ziente rakinë mbrapa shtëpisë. Nga ora 9 e 30, shkova për të ndezur pompën. Iki fik pompën më pas, ndërsa babain e shoh duke ikur me dele. Merushja po bënte bukë për të ngrënë, më dha për të ngrënë dhe më tha të ikja në punë.
Isha 5 metra larg lagjes, ndërsa babi i dërgon delet prapa shtëpisë. Unë nisem për në punë, ndërsa Merushja më tha se kur do të ikja. Unë nisa të punoja me zetor, më merr në telefon xhaxhai duke thënë po bërtet nusja në shtëpi. Unë erdha me vrap, erdha aty, duke shkuar për në shtëpi, po shihja babain për të ikur me vrap. I bieja Merushes nuk e hapte. Kur hyra në shtëpi pastaj… E ka masakruar me sfurk. Merushja ka qenë në dhomë, ai e kishte shqyer.
Merushja s’kishte shenja jete. Nuk renda pas babait, s’ka shans. Nëna rrinte vërdallë, nuk bënte asgjë”, tregon mes lotësh Fatjoni./BW